fbpx

VIDEO | E qëllojnë me shishe në fytyrë, momenti kur motrat Berisha rrahin modelen

Opozita.al ka siguruar momentin e dhunimit të modeles Klea Prenga nga motrat Antonela dhe Marinela Berisha disa javë më parë në një lokal në Tiranë, ngjarje për të cilën u shpallën në kërkim motrat Berisha.

Në video shihen motrat Antonela dhe Marinela Berisha të cilat afrohen në tavolinën ku Klea Prenga ishte duke darkuar, dhe njëra prej tyre e qëllon me forcë në fytyrë me një shishe.

Ngjarja u denoncua në polici dhe më pas publikisht nga 24-vjeçarja, e cila shpërndau në rrjetet sociale disa imazhe të rënda të pasojave të sulmit.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën me të cilën kanë lëvizur më pas motrat Berisha. Zyrtarisht, sipas sistemit TIMS, nuk rezulton se ato janë larguar jashtë vendit.

Kjo çështje është referuar në Prokurorinë e Tiranës dhe mësohet se prokurori i çështjes ka nxjerrë urdhër ndalimet për të dyja motrat për akuzën e “plagosjes së rëndë të kryer në bashkëpunim”.

Abonohu për njoftime në email

Lexo artikuj të përzgjedhur, analiza dhe opinione.

Thank you for subscribing to the newsletter.

Oops. Something went wrong. Please try again later.

Kthe një përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *