Ish-diplomati i administratës Trump, Richard Grenell, ka komentuar vizitën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Konventën Kombëtare të Demokratëve. Grenell, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani dhe ish-drejtor i Inteligjencës Kombëtare njihet për pikëpamjet e tij kundër Kurtit.
Në një postim në Twitter, Grenell shkruan: “Ai është dënuar gjithashtu nga NATO, BE, Gjermania, Franca, Administrata e Trump dhe Administrata e Bidenit për destabilitetin që i ka sjellë rajonit. Që lideri i Kosovës të zgjedhë hapur demokratët është një veprim i pamatur nga ana e Kurtit. Përveç ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane, lëvizja e tij për të mbështetur Kamala Harris në Konventën e Demokratëve dëmton popullin e Kosovës.”
He’s also been condemned by NATO, the EU, Germany, France, the Trump Administration and the Biden Administration for unilaterally making the region unstable.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 19, 2024
For the leader of Kosovo to openly choose the Democrats is a reckless move on Kurti’s part.
Apart from interfering in… https://t.co/6XY81KtLtI
Në një tweet tjetër, Albin Kurti ka publikuar një foto me Përfaqësuesin Demokrat të Dhomës së Përfaqësuesve, Jim McGovern, të cilin e falenderon për mbrojtjen që u ka bërë vëllezërve Bytyqi, të cilët u vranë nga serbët në vitin 1999. As ky postim nuk i ka shpëtuar Grenellit, i cili ka komentuar: “Përfaqësuesi McGovern i jep ndihmë dhe mbështetje kryeministrit të izoluar nga BE, NATO, gjermanët, francezët, administratat e Trump dhe Biden.”
. @RepMcGovern gives aid and comfort to the isolated PM who has been criticized by the entire world (NATO, EU, the Germans, the French, the Biden Administration & the Trump Administration). https://t.co/FZaJoHrbkI
— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 20, 2024
Nuk duhet të harrojmë se prej kohësh tashmë, Grenell është një nga zërat më proaktivë kundër politikave të Kosovës. Vitin e kaluar, Richard Grenell u nderua dhe shpërblye nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç me Urdhrin e Nderit të Serbisë për “shërbime të veçanta në zhvillimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Serbisë”.
Në fakt, Albin Kurti nuk ka bërë ende një thirrje publike në mbështetje të demokratëve. Ai e mori ftesën për në Konventën Kombëtare Demokrate nga Instituti Kombëtar Demokrat, një fondacion ndërkombëtar që operon në shtete të ndryshme të botës, përfshirë këtu Kosovën dhe Shqipërinë.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kurti shprehet se Kosova ka arritur kërkesat që ka bërë administrata e ish-presidentit Trump në lidhje me Mbrojtjen, duke e rritur buxhetin në 2% të PBB-së.
Kurti për Zërin e Amerikës: "Ne kemi arritur objektivin prej 2% të PBB-së për mbrojtjen. Kemi dyfishuar shpenzimet për mbrojtjen, trefishuar shpenzimet për armë dhe katërfishuar trajnimet jashtë vendit."pic.twitter.com/6DFsqnwIel
— Opozita (@opozita_al) August 19, 2024