fbpx

Qytetarët të revoltuar nga pjesëmarrja e Adriatik Lapajt në protestën e banorëve që preken nga aksi Thumanë-Kashar

Ditën e djeshme, gjatë protestës së banorëve që preken nga aksi Thumanë-Kashar, u shfaq edhe kryetari i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, i cili çuditërisht foli me megafon brenda turmës së policëve. Çudia më e madhe ishte se si u lejua z. Lapaj të kalonte kordonin e Policisë së Shtetit dhe të fliste mu në mes të tyre, ndërkohë që banorët që preken direkt nga aksi Thumanë-Kashar janë dhunuar prej policëve.

Megjithatë, nuk munguan reagimet e shpeshta për këtë ndodhi. Edi Paloka, deputet i Qarkut Durrës ka shkruar një status në profilin e tij në Facebook:

“Opozitaret e rinj” qe i mbron policia e Rames nderkohe qe “shajne” Ramen… shprehet Edi Paloka.

Ndërkohë, për këtë kanë reaguar dhe qytetarë të tjerë. Një prej tyre është aktivistja dhe gazetarja Rezearta Çaushaj, e cila komenton në postimin e profilit satirik “Shoqe Moza” këtë tekst:

Mbaj mend qe kur behej protesta e cmimeve dhe une e Redon Meksi donim te bllokonim rruget, qe ne fakt ishin bllokuar disa here spontanisht. Pra, kishte nje vullnet per t’i bllokuar. Gjeje kush ishte kunder sepse donte te bente protesta “civile”? Dhe gjeje kush ishte ne nje protest ku ishte bllokuar rruga? Konsistenca e felle Shoqe Moza 🌹

Një koment tjetër ka ardhur nga Albano Stolaj, një qytetar i revoltuar nga ky akt. Ai shkruan:

I mbrojtur nga forca te shumta policie Tiku i Sorosit paska mbajtur fjalim dje ne nje proteste qytetare pa asnje ngjyrim politik pasi aty preken njesoj si te majte e si te djathte pervec Tikut qe aij nuk preket nga asgje pervec se kur i preket xhepi i vet… Ishalla jam une gabime por kam frike se pas kesaj ajo proteste e ajo kauze do shkoj drejt shuarjes….
Per ju qe nuk e dini kush eshte Tiku i Sorosit per shume arsye ose beni sikur nuk e dini…
Tiku i Sorosit si kryetar i forumit Aleanca kuq e zi sulmonte Sali Berishen me bekimin e Rames ne 2012 bashke me kryetarin e ti hajdut Kreshnik Spahiu…
Tiku i Sorosit ne 2017 ju lepinte Lulzim Bashes ne çadren e famshme t’a fuste ne lista e pasi Basha si tikun e shume tjere i mbajti me shprese deri ne oren 23:59 kur dorzonte listën ne KQZ filloj nje lum sharjes ndaj opozites..
Tiku i Sorosit ne 2019-2021 sa her PD kishte nevojë per dike qe ti bente protestat e shoqerise civile përdorte Tikun pasi ishte i gatshëm gjithmone kundrejt perfitimeve te tija… (Edhe sheshin e kishte te mbushur me Demorkat )
Tiku i Sorosit se 2 vitet e fundit me shume foto ka me kinezen e ambasadës se USA se sa me familjen e vet ka vetem nje qellim i futur nga Erjon Velija tashme te sulmoje opoziten edhe liderin e saj Sali Berisha…
Sa protesta ka bere Tiku i Soros qe kur hapi Partine e ti ?
Tiku as nuk tregon ku i ka gjetur fondet per zyra takime etj etj por as nuk rezulton te kete pasur aq te ardhura per jeten qe ben ( ne realitet e jo si del ne medja)
Prandaj qytetar te dashur e Demorkat te dashur mos u mashtroni nga Keta vegla nje perdorimeshe per qëllime te caktuara…
Protesta e rruges ka nevojë per mbështetje e jo per protogonizem nga individ per perfitime personale…

Në videot e kapura nga një qytetare, dëgjohen qartë thirrjet që Lapaj të largohet nga protesta.

Opozita

Opozita

Abonohu për njoftime në email

Lexo artikuj të përzgjedhur, analiza dhe opinione.

Thank you for subscribing to the newsletter.

Oops. Something went wrong. Please try again later.

Merr njoftime mujore në email

Artikuj të përzgjedhur, analiza dhe opinione nga ekspertët e fushës.

Thank you for subscribing to the newsletter.

Oops. Something went wrong. Please try again later.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *