fbpx

Protesta, Teliti: Janë paguar 32 milionë euro për një vit për pastrimin e plehrave dhe plehrat janë kudo në Tiranë

Ka nisur protesta e 21-të para Bashkisë së Tiranës. Qytetarët janë mbledhur para godinës së bashkisë ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliajt. Në protestë ka prani të vogël të numrit të efektivëve, krahasuar me herët e kaluara.

Ndërkohë i pranishëm në protestë është edhe eksperti i çështjeve ekonomike dhe këshilltari bashkiak i Tiranës Dorjan Teliti. Teliti gjatë fjalës e tij në protestën përpara Bashkisë së Tiranës tha se të gjithë do të qëndrojmë deri në fund. Ai theksoi se Veliaj e bashkëpunëtorët e tij duhet të largohen.

“Ne do të largojmë Erionin, që financon industrinë e betonit, të krimit dhe korrupsionit, duke zhytur në varfëri 1 milion banorë të Tiranës. Qytetarët e Tiranës nuk meritojnë një kryeqytet të papastër.

Janë paguar 32 milionë euro për një vit për pastrimin e plehrave dhe plehrat janë kudo në kryeqytet. Të gjithë të qëndrojmë deri në largimin e Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të tij. Do të qëndrojmë deri në fitore”, tha Teliti.

Abonohu për njoftime në email

Lexo artikuj të përzgjedhur, analiza dhe opinione.

Thank you for subscribing to the newsletter.

Oops. Something went wrong. Please try again later.

Kthe një përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *