fbpx

Plagosja me armë te “Komuna e Parisit”, 45-vjeçari në gjendje të rëndë, autori një efektiv i “Shqiponjave”

Personi që mbeti i plagosur pasditen e së hënës në zonën e Komunës së Parisit pasditen e së hënës është identifikuar si Lorenc Kosta.

Sipas informacioneve të para, 45-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga një efektiv i repartit “Shqiponja”,  Erion Goxharaj. Ndërkohë, i plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Goxharaj, i cili pas ngjarjes është larguar me një automjet tip “Chevrolet”, ngjyrë të kuqe, ka qenë jashtë shërbimit.

NJOFTIMI I POLICISË

“Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

Abonohu për njoftime në email

Lexo artikuj të përzgjedhur, analiza dhe opinione.

Thank you for subscribing to the newsletter.

Oops. Something went wrong. Please try again later.

Kthe një përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *