Nga From Nahzi
Ky shkrim është publikuar për herë të parë në Reporter.al
Në terma për frymë, Shqipëria ka marrë më shumë asistencë ndërkombëtare për të luftuar korrupsionin, për të zhvilluar shoqërinë civile dhe median e pavarur dhe për të forcuar qeverisjen e mirë se çdo vend tjetër në Evropën Qendrore dhe Lindore. Megjithatë, rezultatet në të tre sektorët janë tepër të dobëta.
Në pamje të parë, Shqipëria duket sikur po zhvillohet me shpejtësi, me investime të mëdha në ndërtim, infrastrukturë dhe turizëm. Megjithatë, po të shikoni pak më thellë, do të gjen shumë karakteristika të një shteti autoritar.
Shqipëria vuan nga kapja e shtetit, shoqëria e dobët civile, media e politizuar, një gjyqësor i brishtë dhe një opozitë e thyer më shumë e përkushtuar për të mbrojtur liderët e saj – Sali Berisha dhe Ilir Meta – nga ndjekja penale sesa të ofrojë një alternativë serioze për socialistët në pushtet.
luksoz nën markën prestigjioze Aman. Këto projekte do të jenë investimet më të mëdha në Shqipëri.
Siç kanë theksuar në mënyrë të përsëritur si Bashkimi Evropian ashtu edhe SHBA-ja gjatë 30 viteve të fundit, për të luftuar me të vërtetë korrupsionin është thelbësore të sigurohet transparencë dhe llogaridhënie gjatë gjithë procesit, nga dhënia e kontratave deri në ekzekutimin përfundimtar të tyre. Një qasje e tillë ndihmon në parandalimin e manipulimit të burimeve shtetërore për përfitime personale ose politike, duke promovuar kështu një sistem qeverisjeje më të drejtë. Deri më sot, Shqipëria ka dështuar.
Duke pasur parasysh fluksin e konsiderueshëm të fondeve nga këto investime, SHBA-ja mund të konsiderojë promovimin e një ekuivalenti të SPAK-ut për të mbikëqyrur kërkimin dhe dhënien e kontratave dhe koncesioneve qeveritare. Kjo do të ndihmonte që pasuria të shpërndahet në mënyrë më të drejtë sesa të përqendrohet mes një rrethi të zgjedhur bashkëpunëtorësh të Ramës.
Një masë e tillë mund të hapë rrugën për partitë politike alternative, duke ofruar zëra të freskët shumë të nevojshëm. Përndryshe, rrezikojmë të shpërqendrohemi vazhdimisht nga veshja e shkëlqyer e Ramës dhe tendenca e tij për të vënë blloqet e apartamenteve të nivelit të lartë përpara nevojave urgjente të zhvillimit.