Megjithëse Gjykata e Apelit vendosi që vula dhe gjithë asetet e Partisë Demokratike t’i kalojnë grupit të drejtuar nga Sali Berisha, Lulzim Basha nga ana tjetër vazhdon të përdorë logon në mënyrë të jashtëligjshme. Në një artikull të publikuar nga Opozita.al, ne kemi listuar disa nga asetet të cilat Lulzim Basha nuk ia ka kthyer ende PD-së.
Në listën tonë, kemi harruar të përmendim edhe vendin e parkimit, të cilin e ka uzurpuar Lulzim Basha dhe nuk e lëshon.

Në selinë e tij në krah të Kryesisë së Kuvendit, përballë hyrjes së Gjykatës Kushtetuese, grupi i Lulzim Bashës ka bllokuar vendin e parkimit me logon e Partisë Demokratike, logo që botërisht njihet se nuk i përket më. Gjithashtu, edhe xhamat e zyrës së tij mbulohen me logo të Partisë Demokratike, e cila po keqpërdoret në mënyrë të vazhdueshme nga ky grup.