fbpx

“Kush i kontrollon mediat në Shqipëri?” Ja çfarë thotë Inteligjenca Artificiale

Që prej ardhjes së Partisë Socialiste në qeverisje, në vitin 2013, është aluduar shumë se kjo parti i ka vendosur mediat tradicionale nën influencën e vet, e kësisoj portali Opozita.al ka kryer një eksperiment duke pyetur chatbot-ë të ndryshëm në lidhje me këtë çështje. Ajo që bën më shumë përshtypje është se shumica e këtyre robotëve thonë se Partia Socialiste influencon mediat tradicionale në Shqipëri.

Chatbot-ët me Inteligjencë Artificiale trajnohen nëpërmjet informacionit publik që aktualisht ndodhet nëpër internet. Po ju listojmë rastet më poshtë:

1. ChatGPT

ChatGPT (versioni GPT4o) — chatbot-i i kompanisë OpenAI ku punon si Shefe Ekzekutive e Teknologjisë edhe shqiptarja Mira Murati — i trajnuar me artikuj publikë shprehet se “në Shqipëri, përgjithësisht perceptohet se mediat tradicionale janë nën ndikimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë”.

2. Grok

Chatbot-i Grok i kompanisë xAI, që drejtohet nga Elon Musk dhe mund të aksesohet nëpërmjet një abonimi Premium në Twitter (X), thotë se nuk ka një përgjigje direkte për këtë, por jep disa detaje, konteksti i të cilave të çon në përfundimin se mediat tradicionale janë nën influencën e Partisë Socialiste. Ndryshe nga GPT, Grok është trajnuar nga postimet e përdoruesve të rrjetit social dhe, kësisoj, informacioni që ka është më i përditësuar dhe relevant në krahasim me chatbot-ët e tjerë.

3. Google Gemini

Chatbot-i i Google, Gemini, i cili është trajnuar me informacion të marrë direkt nga çdo faqe që indeksohet në motorrin e kërkimit, thotë në mënyrë konçize dhe të drejtpërdrejtë: Partia Socialiste e Shqipërisë.

4. Claude

Ndryshe nga chatbot-ët e tjerë, Claude i kompanisë Anthropic, i cili njihet për balancën dhe kujdesin e informacionit me të cilin është trajnuar, është i vetmi i cili refuzon të japë një përgjigje konkrete në lidhje me këtë pyetje:

Ja vlen të theksohet se jo gjithmonë Inteligjenca Artificiale gjeneron informacion të saktë, mirëpo duke marrë parasysh burimet nga të cilat janë trajnuar dhe faktin se 3 nga 4 chatbot-e e thonë direkt se Partia Socialiste ka influencë mbi mediat tradicionale në Shqipëri, shërben si një arsye më shumë për t’a besuar këtë pretendim.

Abonohu për njoftime në email

Lexo artikuj të përzgjedhur, analiza dhe opinione.

Thank you for subscribing to the newsletter.

Oops. Something went wrong. Please try again later.

Kthe një përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *