Këshilltari bashkiak Jonathan Pano, duke folur në protestën e 21 tek Bashkia e Tiranës ka folur në lidhje me marrëveshjet e nënshkruara nga bashkia për kontrollin e saj.
Pano u shpreh se nuk është pyetur fare këshilli bashkiak në lidhje me këto marrëveshje të nënshkruara.
‘Ju qytetarë, keni zgjedhur që të protestoni tek shtëpia e qytetarëve të Tiranës që është kthyer në shtëpinë e korrupsionit.
E kemi thënë dhe do ta themi se ne nuk do të ndalojmë, do të qëndrojmë këtu.
Këtë javë kemi kërkuar informacion për dy situata të reja.
Na paskan dalë dy marrëveshje që janë lidhur me kompani të huaja, britanik e gjermane, duke anashkaluar këshillin bashkiak, dhe duke i dhënë autoritetin e kontrollit të bashkisë së Tiranës.
Nga na dolën këto dy kompani. Nga na doli kompania angleze e gjermane. Pse nuk pyetet këshilli bashkiak.
E më tutje raportet e auditit. Të gjithë qytetarët e Tiranës mund të futen në faqen e bashkisë dhe mund të kërkojnë se ku po shkojnë paratë, fondet, financat, transparenca është zero. Sepse nuk ka transparencë, sepse janë të fokusuar që lekët ti çojnë tek ‘5D’, 130 mln euro tek inceneratori i Tiranës, ndërkohë që qytetarët e Tiranës mbeten të pastrehë, qytetarët e zonës së ‘5 Majit’ po shpronësohen dhe nuk po u jepet drejtësia që u takon’, tha Johnatan Pano gjatë fjalës së tij në protestën tek bashkia e Tiranës.