Në zgjedhjet e pjesshmë në Himarë do të aplikohet identifikimi elektronik i zgjedhësve.

Komisioni Rregullator vendosi sot me pesë vota pro që në zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë, që do të zhvillohen në datën 4 gusht, procesi i identifikimit të zgjedhësve të kryhet nëpërmjet pajisjeve elektronike të identifikimit (PEI), në të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë.

Në zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë kandidojnë 2 kandidatë, kandidati i propozuar nga Partia Socialiste Vangjel Tavo dhe kandidati i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *