fbpx

Grigels Muçollari: Qeveria pranon skandalin e 800 tonë mbetjeve të rrezikshme. A do të ketë transparencë e drejtësi?

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka reaguar sërish me ngjarjen e dy anijeve që po transportonin 800 tonë mbetje të rrezikshme dhe toksike. Muçollari shprehet se “Qeveria pranoi nen trysninë e krijuar nga agjensi e shtete nga Italia në Malajzi, dhe nga denoncimet e Opozitës, se në Shqipëri paska mbetje të rrezikshme dhe se ato trafikohen ilegalisht.”

Statusi i plotë i Muçollarit:

Qeveria pranon skandalin e 800 tonë mbetjeve të rrezikshme. A do të ketë transparencë e drejtësi?
Qeveria shqiptare ka pranuar se me 4 korrik, një muaj e gjysëm më parë, në Portin e Durrësit, më të madhin në vend është kryer një trafik kriminal me 800 ton mbetje që dyshohet të jetë lende e rrezikshme, toksike.
Pas shumë ditësh heshtje, një zëdhênês ministrie ka pranuar për agjensinë ‘Bloomberg’ se kjo ka ndodhur, dhe se autoritetet tona po hetojnë për rastin.
Qeveria pranoi nen trysninë e krijuar nga agjensi e shtete nga Italia në Malajzi, dhe nga denoncimet e Opozitës, se në Shqipëri paska mbetje të rrezikshme dhe se ato trafikohen ilegalisht.
Sikur të mos ishte Rrjeti i Bazelit, nese s’do të kishte protesta në Tajlandë, poqese Bloomberg s’do raportonte rastin, ky trafik do të kishte vijuar.
Askush nuk mund të thotë se sa herë ka ndodhur deri më tani.
Duke qënë se nga alarmi nderkombëtar anijet me 800 tonë mbetje po kthehen në Durrës, Qeveria u detyrua më në fund të reagojë.
Ashtu si dhe në raste të tjera kur kapet ngushtë, ajo thotë se nuk dinte gjë.
100 kontejnerë masivë me lende të rrezikshme u ngarkuan pas shpinës së saj.
Pas shpinës së kesaj qeveria që ka shpenzuar miliona euro për satelitë e dronë e që ka futur mijera shqiptarë në burgje për shtesa pa leje apo për rregullim çatish.
Kush e beson se Qeveria nuk e dinte?
Kush e beson se 800 ton mbetje u ngarkuan në mes të ditës në kalaten lindore, e drejtori i Portit që u be Ministër Mbrojtje më tej, nuk dinte gjë?
Nuk e dinte dogana?
Nuk e dinte policia e Portit?
Askush nuk dinte asgjë!
Ky skandal duhet hetuar plotësisht dhe transparencê e plotë lypset. Ne shpresojmë se BE e NATO do merren seriozisht. Se po të jetë për SPAK-un, me siguri do t’i duket si një veper e sofistikuar intelektuale e do ta ketë të veshtirë të gjejë përgjegjësit e kesaj shkelje monumentale të ligjit e shperdorimit të detyrës.
Konventa e Bazelit që e kemi nenshkruar që në vitin 1997, e detyron Shqiperinë të marrë masa e të zbatojë një protokoll rigoroz në të tilla raste.
Ligjet tona e percaktojnë strikt priceduren. Të gjitha janë neperkembur. Asnjë kontenier s’do ishte ngjitur dot në ato anije pa një shkelje syri nga shefat e medhenj.
Ne duam drejtësi. Duam siguri për jeten e shendetin. Nuk meritojmë mbetje të rrezikshme, dhe biznes mafioz me to.

Abonohu për njoftime në email

Lexo artikuj të përzgjedhur, analiza dhe opinione.

Thank you for subscribing to the newsletter.

Oops. Something went wrong. Please try again later.

Kthe një përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *