fbpx

“Drejtësi për Eglin”: Thirret marshim-protestë për vrasjen e të riut Egli Proga

Ditën e sotme ka qarkulluar një poster në rrjetet sociale, ku bëhet thirrje për të marshuar kundër padrejtësive dhe vrasjes së të riut Egli Proga në Pogradec.

Në rrjetet sociale, përdoruesit janë duke e shpërndarë posterin me hashtagun #DrejtësiPërEglin. Ndërkohë, për këtë organizim ka reaguar edhe drejtuesi i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj.

Marshimi do të mbahet ditën e Hënë, datë 19 gusht në orën 19:30. Organizimi pritet të fillojë nga Sheshi Skënderbej dhe të përfundojë tek ndërtesa e Kryeministrisë.

Lapaj thotë se: “Drejtësia nuk e pa të arsyeshme të kërkonte dhe jepte masë sigurimi arrest me burg për bashkëpunëtorët!”

Statusi i plotë:

Koha për të zbritur në shesh!

Gangot që vrasin nuk duhen lënë rehat. Opo 5 veta…10 veta…sa të jemi, por nuk duhen lënë rehat.

E rrahën barbarisht! E lanë në rrugë! Ambulanca vonoi gjysmë ore edhe pse ngjarja ndodhi 5 minuta larg spitalit! Policia tentoi të fshihte ngjarjen duke e raportuar si vdekje aksidentale nga alkooli!
Drejtësia nuk e pa të arsyeshme të kërkonte dhe jepte masë sigurimi arrest me burg për bashkëpunëtorët! Thonë se për autorin është ngritur akuza e “Vrasjes nga pakujdesia”!

Para 1 muaji u provua se luhej me jetën e pacientëve me kancer.
Para 2 muajve një njeri u vetflijua nga skema e fajdeve të lejuara nga Banka e Shqipërisë.

Prandaj, ditën e hënë do marshojmë nga Sheshi Skënderbej te Kryeministria në orën 19.30.
Ata nuk mund të pushojnë rehat ndërkohë që ne vdesim!

Abonohu për njoftime në email

Lexo artikuj të përzgjedhur, analiza dhe opinione.

Thank you for subscribing to the newsletter.

Oops. Something went wrong. Please try again later.

Kthe një përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *