Pas publikimeve të portalit tonë Opozita.al mbi asetet dixhitale të PD, dhe se si ato po mbahen të uzurpuara nga Lulzim Basha, një tjetër ndodhi e papreçedentë ka ndodhur.
Burime shumë të afërta nga “selia” e Demokratëve Euroatlantikë bëjnë me dije për Opozita.al se Lulzim Basha u ka kërkuar bankave të ngrijnë asetet bankare të Partisë Demokratike. Sipas burimit, kjo ka bërë që punonjësit e PD të mbeten pa marrë pagesat e tyre prej më shumë se dy muajsh.
Ky lajm është ende duke u verifikuar, por nëse del se është i vërtetë, kjo vetëm sa e përkeqëson edhe më shumë pozitën e Lulzim Bashës në raport me demokratët dhe ligjin.
Aktet kontroverse të Lulzim Bashës që prej vitit 2021 nuk kanë të ndalur. Fillimisht, përjashtoi gjithë anëtarësinë nga PD, më pas u dorëhoq dhe rikandidoi në një periudhë kur pothuajse i gjithë grupi parlamentar i doli kundër, e tashmë është duke uzurpuar çdo aset që i ka ngelur në dorë në mënyrë të jashtëligjshme.