fbpx

Albin Kurti: Kosova, e dyta në Europë për tërheqjen e investimeve të huaja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një raport të ri të ‘FDI Intelligence’ nga Financial Times.

Ky raport, tregon se “Kosova renditet e dyta në Evropë për tërheqjen e investimeve të huaja dhe e pesta në të gjithë botën”.

Kurti tregoi se sipas këtij raporti “Kosova renditet e 4-ta në botë për përmirësim nga viti në vit nga viti 2022 në 2023”.

“Një dëshmi më shumë se progresi demokratik dhe ekonomik në Kosovë ecin paralelisht, duke e bërë vendin tonë një destinacion lider për investitorët e huaj”, shkroi Kurti në Twitter.

Abonohu për njoftime në email

Lexo artikuj të përzgjedhur, analiza dhe opinione.

Thank you for subscribing to the newsletter.

Oops. Something went wrong. Please try again later.

Kthe një përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *