fbpx

MJ serb Marko Djuric thotë se Konventa Demokrate po shërben si një platformë për të promovuar “etno-nacionalizmin” shqiptar

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Djuric, i dërgoi një letër Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në lidhje me pjesëmarrjen e Albin KurtitKonventën Kombëtare të Demokratëve (DNC). Në letrën e tij, Djuric shprehu shqetësimin dhe zhgënjimin e thellë që “dikush i njohur gjerësisht si shkelës i të drejtave të njeriut dhe vlerave themelore demokratike, i cili vazhdimisht ka ndërmarrë veprime që minojnë interesat dhe praninë e SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor, po i jepet një platformë për të promovuar politikat e tij të rrezikshme dhe agjendën etno-nacionaliste.”

“Le t’ju kujtoj se këto aktivitete destabilizuese, përfshirë largimin e vazhdueshëm nga procesi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe refuzimin për t’u përputhur me Washingtonin, janë dënuar fuqishëm nga zyrtarë dhe përfaqësues të lartë si në SHBA ashtu edhe në BE,” thuhet në letrën drejtuar presidentes së DNC, Tamara Cofman Wittes.

Kurti është ftuar si panelist në një ngjarje anësore të titulluar “Konventa e DNC-së dhe Roli i Partive Politike.” Gjuriq paralajmëron se ftesa për të marrë pjesë në këtë ngjarje si folës krijon një platformë publike dhe politike, duke i mundësuar Kurtit të destabilizojë më tej rajonin e Ballkanit duke “përhapur lajme të rreme, informacione të fabrikuara dhe të vërteta alternative kundër Republikës së Serbisë”.

“Ajo që është edhe më shqetësuese është fakti që Albin Kurti, pavarësisht se po minon politikën e jashtme të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor dhe është dëshmuar si një partner jo i besueshëm për Amerikën, duket se po e përdor DNC-në si një podium për të nisur fushatën e tij zgjedhore, duke e shfrytëzuar atë për interesat e partisë së tij,” deklaroi ministri i jashtëm i Serbisë.

Ai përfundoi duke theksuar se Evropa dhe Ballkani janë “në një udhëkryq kritik” dhe shprehu gatishmërinë për të punuar së bashku për të ruajtur vlerat themelore evropiane dhe demokratike, si dhe paqen dhe stabilitetin në rajon.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Richard Grenell, i cili njihet botërisht si kundërshtar ndaj politikave të Albin Kurtit, dhe që është nderuar me çmimin e lartë të Nderit në Serbi nga presidenti Vuçiç.

Abonohu për njoftime në email

Lexo artikuj të përzgjedhur, analiza dhe opinione.

Thank you for subscribing to the newsletter.

Oops. Something went wrong. Please try again later.

Kthe një përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *