fbpx

Belind Këlliçi: 2.7 mln euro për makina me qira janë vjedhja më e fundit e pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar datën për protestën e radhës që do të mbahet para Bashkisë Tiranë. Këlliçi akuzon Veliajn duke thënë se ky i fundit ka shpenzuar 2.7 milionë euro për makina me qira dhe luks.

Protesta e radhës do të mbahet në datën 22 gusht, ora 11, para Bashkisë Tiranë.

Statusi i plotë i Belind Këlliçit:

2.7 milionë euro për makina me qira dhe luks janë vjedhja më e fundit e pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe kreut të Grupit të Strukturuar Kriminal 5D. Protesta jonë kundër këtij hajduti të pashembullt në botë nuk do të ndalet.
Të enjten, datë 22 gusht, ora 11:00, shihemi sërish para selisë së 5D. Mediat e paguara nga inceneratori dhe banda 5D, le të vazhdojnë ndërkohë ti bëjnë reklamë pyllit orbital dhe 2 milionë pemëve!

Abonohu për njoftime në email

Lexo artikuj të përzgjedhur, analiza dhe opinione.

Thank you for subscribing to the newsletter.

Oops. Something went wrong. Please try again later.

Kthe një përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *