fbpx

“Im vëlla u vra nga 4 kriminelë”/ Motra e Egli Progës: Policia e la për 30 minuta të lëngonte në rrugë

Gjatë fjalës në protestën e mbrëmjes së sotme, motra e Egli Progës, i cili u vra disa ditë më parë në Pogradec, ka deklaruar se vëllai i saj u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Ai u qëllua nga 4 barbarë. Njëri prej tyre u dorëzua në formë të kontrolluar, të tjerët kanë 9 ditë që pinë raki. Kjo është drejtësia?”, u shpreh ajo.

E reja u shpreh se “horri që ka marrë përispër vrasjen është organizuar që ta marrë ai që të shpëtojnë të tjerët. Ky maskara kur u dorëzua në polici tha se Eglin nuk e preku fare me dorë. Nuk ka dëshmitarë, kamera s’ka, prova s’ka”.

Sipas saj, policia e pa të ndjerin për 13 minuta që lëngonte në rrugë dhe nuk e prekën me dorë, ndërsa shtoi se “maskarai që e vrau, e pa dhe nuk e ndihmoi”.

Në protestë ishte edhe djali 12-vjeçar i Egli Progës.

Ishte 9 gusht ku në këtë orë vëllai im Egli u gjet i vdekur pa asnjë shenjë jete. Vdiq në rrugë mes Pogradecit, vdiq i rrahur në kokë, në trup. Janë 4 vrasësit e Eglit. Unë jam juriste e di shumë mirë çfarë rolesh kanë bashkëpunëtorët. Prokuroria, gjykata dhe policia ta dëgjojnë mirë. Egli u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Unë nuk akuzoj pa bazë vetëm sepse më ka vdekur vëllai me të cilin u rrita. I thashë prokurores se nuk mund ta bëjë drejtësinë e vëllait tim. Ai u qëllua nga 4 barbarë. Njëri prej tyre u dorëzua në formë të kontrolluar, të tjerët kanë 9 ditë që pinë raki. Kjo është drejtësia? Prokurorja që la barbarët të pinë raki u hoq nga çështja pas kërkesës sime. Horri që ka marrë përsipër vrasjen është organizuar që ta marrë ai që të shpëtojnë të tjerët. Ky maskara kur u dorëzua në polici tha se Eglin nuk e preku fare me dorë. Nuk ka dëshmitarë, kamera. Përse u dorëzua kur nuk ka prova? Sepse thanë se Egli vdiq nga pija? Një nga vrasësit e vëllait tim fjeti gjumë dhe thirri avokatin për t’u dorëzuar. Ky maskara tha se Egli vdiq vetë, nuk e preku me dorë. Policia e pa për 30 minuta që lëngonte në rrugë dhe nuk e prekën me dorë. Maskarai që e vrau e pa dhe nuk e ndihmoi. Ai ka emër, Leonidha Guçe. Ky është një trafikant që e njeh mirë policia e Pogradecit dhe ia njeh mirë bëmat Kjo është drejtësia zoti drejtor? Egli nuk vdiq nga pija, por u qëllua nga 4 barbarë që kanë emra dhe mbiemër, por nuk dua të akuzoj nga sheshi asnjë se çdo gjë do ta bëj me letra e ligj, jo thjesht me fjalë. Doja t’u tregoja pak nga e vërteta dhe nuk do të hesht. Do hetoj edhe ata që nuk hetuan deri më sot“, u shpreh ajo.

Abonohu për njoftime në email

Lexo artikuj të përzgjedhur, analiza dhe opinione.

Thank you for subscribing to the newsletter.

Oops. Something went wrong. Please try again later.

Kthe një përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *