fbpx

Avdullah Hoti kritika Kurtit: Ka marrë “kërcënime” nga aleati kryesor, SHBA

Ish kryeministri i Kosovës i ka kushtuar një status në Facebook udhëtimit të kryeministrit Albin Kurti, i cili do të vizitojë sot Konventën Kombëtare të Demokratëve në Chicago të Illinois.

Ai shprehet se Kurti e ka lënë vëndin nën sanksione për më shumë se një vit dhe se qeveria e tij ka rrezikuar ushtarët amerikanë me veprimet e pakoordinuara.

Statusi i plotë:

E ka vendin nën sanksione për më shumë se një vit. Ka marrë “kërcënime” nga aleati kryesor, SHBA, në rast se qeveria e tij me veprime të pakoordinuara i rrezikon ushtarët amerikan. Ka kohë që askush nuk e pret në administratën amerikane në nivele që duhet pritur një kryeministër.

Por ky shkon në konventën e demokratëve dhe në ndërkohë takon pjesëtarë të komunitetit tonë atje dhe u tregon dogmat e tij që nuk i beson askush për zhvillim në Kosovë, kur faktet flasin se korrupsioni ka lulëzuar si kurrë më parë, kur standardi i jetës ka rënë, kur 200 mijë të rinj e të reja fuqi punëtore kanë emigruar, kur investimet e jashtme janë vetëm blerjet e banesave nga mërgata jonë.

Abonohu për njoftime në email

Lexo artikuj të përzgjedhur, analiza dhe opinione.

Thank you for subscribing to the newsletter.

Oops. Something went wrong. Please try again later.

Kthe një përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *