Ish-konkurrentja e Big Brother VIP 3 dhe Grande Fratello, Heidi Baçi, sot feston ditëlindjen e saj të njëzeteshtatë dhe sërish, ndjekësit e saj më të zjarrtë janë aty për të.
Heidi, e cila vazhdon lidhjen e saj me ish-konkurrentin tjetër Romeo Veshaj, ndodhet në Durrës, pasi ka postuar një story në profilin e saj në Instagram:

Sërish, në rrjetin social Twitter, fansat e çiftit kanë arritur të krijojnë hashtagun #hbdheidi, i cili sot renditet si numri #1 i trendeve në Shqipëri.

Përdoruesi me emrin @_Hakuna_MaVodka ka publikuar një screenshot të trendeve aktuale në Shqipëri ku shihen qartë që hashtagu #HeidiRomeo dhe #hbdheidi renditen si dy të parët më të klikuar në Shqipëri:
Sa bukur #heidiromeo #hbdheidi pic.twitter.com/DGrFuGZDCU
— Hakuna Ma'VODKA❣ (@_Hakuna_MaVodka) August 19, 2024
Ndërsa një tjetër përdorues me emrin @HeroPertoj shprehet kështu:
Ooo çifti akoma ne gjume jeni??😂😂Heidiii ka nje hashtag trending per ditëlindjen tende drite🤍hajde shikoje😜🤍#heidiromeo #hbdheidi fotoja e pare e juaja meanwhile 🥹🤍 pic.twitter.com/nADMAskrIK
— Hero (@HeroPertoj) August 19, 2024
Kush është Heidi Baci?
Heidi Baci ka lindur në 19 gusht 1997. Me origjinë babi i saj nga Shkodra por familja e saj ka jetuar në Durrës para se të zhvendoseshin në Itali (Pescara), në kërkim të një jete më të mirë, në vitin 1996. Heidi është lindur dhe rritur në Vasto (Pescara), një qytezë bregdetare, Itali. Gjatë periudhës së studimeve është marrë dhe me modeling.
Njohjen e gjerë me publikun italian dhe shqiptar Heidi e pati me hyrjen e saj në “Grande Fratello” në Itali në vitin 2023. Që në prezantimin e saj të parë, bukuroshja shqiptare ka treguar origjinën e saj dhe bëri për vete publikun italian.
Mediat italiane e kanë quajtur “kryefjala” e Grande Fratello-s, pasi nisi “lidhjen” me Massimiliano Varresen, 21 vite më i madh se ajo. Babai i saj hyri për ta takuar, duke i kërkuar të ndahej nga ai, dhe kështu Heidi vendosi të dilte nga ajo shtëpi.