fbpx

“Kjo botë kaq e vogël” nga Mimoza Rexhvelaj

Mbretëria e kësaj nate paska rënë
E unë pa humbur kohë mora një vendim,
Në autostradën qumështore të Universit
E futa pa doganë vrullimin tim.

As durimin nuk e lashë nën mëshirën e fatit
E mbajta nën jorgan pa m’u dridhur qerpiku,
Një jetë kotsëkoti rrenacake deri në palcë
La diç për mua në oborr dhe rrëmbimshëm iku.

Dikush më pati thënë se u tall me Ty
Një tjetër më tha se të la dhuratë një lodër,
Pse more njerëz kjo Mimoza çapkëne
Prapë ju dukëka ndokujt kaq e vogël?!

Abonohu për njoftime në email

Lexo artikuj të përzgjedhur, analiza dhe opinione.

Thank you for subscribing to the newsletter.

Oops. Something went wrong. Please try again later.

Kthe një përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *