fbpx

Karikatura që po bën xhiron në rrjet kritikon rolin e BE në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

Të shumta kanë qenë diskutimet kohët e fundit në lidhje me Urën e Ibrit dhe reagimet e ndërkombëtarëve kunddrejt qeverisë së Republikës së Kosovës. Presidentja Vjosa Osmani u shpreh se deklaratat e zëdhënësit të BE, Peter Stano, janë raciste dhe irrelevante në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Peter Stano deklaroi gjatë kësaj jave në një konferencë për shtyp se “Kosova mund të përballet sërish me sanksione nga Bashkimi Europian pas vendimit të hapjes së Urës së Ibrit”, e cila, ironikisht, ka qenë një nga kërkesat e Bashkimit Europian në vitin 2015. Stano, gjithashtu iu referua liderëve të zgjedhur të Kosovës në mënyrë indiferente si “këta njerëz”.

Karikatura e bërë nga Jeton Mikullovci dhe e publikuar nga portali Koha.net, shfaq zëdhënësin Peter Stano me një tufë shigjetash drejtuar Kosovës, kjo edhe për faktin se Serbisë nuk po i kërkohet llogari për veprimet e veta (rasti i sulmit në Banjskë). Për të shtuar më tepër, Serbia është një nga të vetmet vende në Europë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe mban një qëndrim pro-rus.

Aktivistja europiane, Federica Woelk ka shkruar: “Ky imazh i thotë të gjitha”, duke lënë të kuptohet se Bashkimi Europian po tregohet hipokrit dhe i njëanshëm.

Karikatura e Mikullovcit është duke bërë xhiron në rrjet.

Abonohu për njoftime në email

Lexo artikuj të përzgjedhur, analiza dhe opinione.

Thank you for subscribing to the newsletter.

Oops. Something went wrong. Please try again later.

Kthe një përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *