fbpx

I nxehti afrikan përvëlon vendin, sot deri në 41°C

Për ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Falë masave ajrore të nxehta me origjinë nga Saharaja.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me orë të plota me diell në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta e kalimtare në relievet kodrinore -malore në orët e mesditës dhe pasdites.

Era pritet fryjë me drejtim perëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor dhe zonat luginore e malore era hera-herës fiton shpejtësi 8-10m/s.

Në zonat malore 19 deri 39°C. Në zonat e ulëta 17 deri 41°C. Në zonat bregdetare 20 deri 39°C.

Abonohu për njoftime në email

Lexo artikuj të përzgjedhur, analiza dhe opinione.

Thank you for subscribing to the newsletter.

Oops. Something went wrong. Please try again later.

Kthe një përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *