Megjithëse Big Brother VIP 3 ka përfunduar në maj, fansat e spektaklit ende flasin për të. Në rrjetin social Twitter, hashtagu #heidiromeo vazhdon të jetë viral dhe të ketë postime të shpeshta çdo ditë.
Një prej fansave të çiftit ka vënë re diçka: që ky çift është parashikuar nga një faqe që në datën 16 janar, pra 3 ditë pasi spektakli kishte filluar. Fansat kanë reaguar të habitur nga saktësia e këtij parashikimi. E njëjta faqe ka ndarë më përpara edhe parashikime të tjera të sakta si moderatori i ri Ledion Liço, moderatorja e BBVip Fan Club Enxhi Nasufi, lista e banorëve të sezonit të tretë, etj.
Is this the first couple of #bbvipal 3?#bbvipalheidiit pic.twitter.com/k6UaQDwQe0
— Gjithçka nga Big Brother (@RegjiaBBVip) January 16, 2024
Një prej fansave, llogaria me username @ariaria28 shkruan: “Ok. Kjo faqja e kishte vendosur ciftin qe ne dt 16/01”. Ndërkohë, postimi i saj ka kapur vëmendjen e fansave të tjerë, të cilët komentojnë të habitur parashikimin e faqes @RegjiaBBVip.
Intuita 10 kush e ka faqen 👏👏
— MD (@dani_marlena) August 13, 2024
“Intuita 10 kush e ka faqen,” shkruan përdoruesi me emrin @dani_marlena.
Kujtojmë se së shpejti pritet të fillojë sezoni i katërt i spektaklit.