Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trumpi i është rikthyer rrjetit social X (i njohur më parë si Twitter).

Fillimisht, Trump pritej të fillonte postimet në rrjetin social pas intervistës të planifikuar me pronarin e ri të platformës, Elon Musk. Mirëpo, duket se ekipi i Trump nuk ka pritur dot dhe ka postuar një reklamë para intervistës së planifikuar.

Trump u bllokua nga Twitter në 6 janar 2021, fill mbas protestës së thirrur prej tij në Capitol Hill pasi humbi zgjedhjet kundër Joe Biden. Që prej asaj kohe, Trump i ka publikuar statuset e veta në rrjetin social Truth, të krijuar nga kompanitë e tij.

Pas blerjes së Twitter-it nga Elon Musk, ky i fundit e ka zhbllokuar profilin e Presidentit Trump.

Intervista me Elon Musk do të transmetohet live në X, në orët e para të mëngjesit (me orën lokale të Shqipërisë).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *