Nga Alba Kepi
Nuk ka dëm më të madh për kombin kur informacioni, lajmi, lajmsi dhe e vërteta vjen gjysmake.
E nuk ka dëm më dramatik për një vend kur injoranca injoron historinë e deontologjisë së sistemit “Pendim e bashkëpunim me drejtësinë”.
Është njësoj si ata që kanë banalizu qëllimisht kuptimin e fjalês mafia e kodin e saj bazik OMERTÀ (shkruhet me theks, për ta nis qysh këtu informacionin kundër injorancës).
E pra sistemi i Drejtësisë Antimafia njeh në kod penal dy tipe personash e dëshmish në luftën kundër krimit të strukturuar e sistemit Mafia;
1- I penduari
2- Dëshmitar i drejtësisë.
I penduari e jo më kot quhet i tillë, është ai që është përfshirë në krime.
I penduar për krimet e tij ai vendos të bashkëpunojë me drejtësinë duke pranuar fajet e duke kërkuar ulje dënimi etj.
Bën mea colpa e dëshmon.
Bashkëpunëtori i drejtësisë nuk është i përfshirë në krime, por sjell fakte e prova të besueshme e të dokumentueshme mbi krime të kryera. Bashkëpunon me drejësinë për motive që nuk janë ulje dënimi. Au vetë konsiderohet viktimë e një sistemi o grupimi ku bënte pjesë e me të cilin nuk pajtohet më.
Me dëshminë e tij merret në mbrojtje nga një sistem drejtêsie kombëtare e ndêrkombëtare bashkë me familjen.
E kur vendos të bëhet bashkëpunëtor, e eskluzivisht parësor është rregulli që e gjithë familja e tij deri në nivel të dytë, merret në mbrojtje nga një sistem drejtêsisë internacionale pasi në shumicën e rasteve ndryshojnë shtet e qëndrim.
E pra Beni soj sorollopi i Partisë Socialiste, nuk u shfaq as si Pentito pasi as nuk u pendua për fajet e tij e të sistemit partiak që i dha postin 2 të qeverisë e pushtetin për gati dy dekada.
U shpreh se qe krenar mbi dinjitetin që i ka dhënë Partia Socialiste e se ja dashuri të paskajshme për të.
Beni nuk u shfaq as si bashkëpunëtor drejtësie
1- nuk solli dokumentacione, prova, analiza sic bëri Rai 3 duke vënë pranë cdo pohimi historinë, fakte e emra të skandaleve me të cilat janë dhënë 10 miliardë euro tendera. Si ministër ekonomie nga ku lëvroheshin fonde ka të gjithë informacionin e mundshëm e eskluziv pêr të dhënë të paktën 1% të emrave Oligarkë e klientelistë që i kanë fituar këto tenderime.
2- Egoist që mendon vec për vete duke lënë grua, ish grua, familje e vetë ngjyhet me karkaleca.
Kur Tomaso Buschetta i Cosa Nostra vendosi të bashkëpunoj me Antimafiasn Italiane së pari iu sigurua jeta e familjes së tij deri në shkallë të dytë.
Deri sa vdiq nuk pranoi të quhej i penduar por bashkëpunëtor i drejtësisë që denoncoi një sistem që nuk e pranonte më.
Qe një mafioz me një formim fillestar por dëshmoi me prova të besueshme organizimin, rregullat, pozicionimet gjeografike, aleancat, projektet, emrat se si Mafia siciliane Cosa Nosta ishte e lidhur me Partinë Demokrazia Cristiana italiane e se Kryeministri i asaj kohe Giulio Andreotti ishte përfshirë në afera me mafien.
Dëshminë e tij mbi aferat shtet mafia e dha pas një pakti që arriti me Autoritetet amerikane.
Vendosi ta bëj pas vrasjes së magjisrtatëve Antimafia Falcone e Borsellino më 1982.
Deri në këtë moment qe limituar në dëshmi ndaj krimeve të mafias.
Sot deontologjia e Drejtësisë në nivel bashkëpunimi ndërkombëtar ka evoluar në perfeksion e Beni soj sorollopi dashnor i Partisë ka të gjitha mjetet e mundësitë të nis një denoncim e një bashkëpunim me drehtësinë Europiane e amerikane.
Ka frikë ?
Po është e vërtetë i frikshëm është sistemi socialist që ai e soji i tij ka fuqizuar deri sot.
Frikë ka cdo shqiptar nga gazetari që telefonohet se solli një të vërtetë deri tek fëmijët e ngujuar për muaj nga ky sorollop race nga vjen Beni.
Beni nuk u shfaq mbrëmë as Pentito e as Bashkëpunëtor.
PS në intervistën tjetër Beno kujto dhe krimet komuniste që PS ish PK bëri me familjet shqiptare e jo vetëm hebrejtë.
Partia jote Ben se u strehuan hebrejtë burgosi e internoi familje shqiptare deri në pushkatim.
“Në të sëmës! Sorollopi ty”!
Related